Dy nga liderët kryesorë të Demokratëve në Shtetet e Bashkuara thanë se kanë arritur një marrëveshje me presidentin Donald Trump për mbrojtje nga deportimi të mijëra emigrantëve pa dokumente.

Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer thanë se ata gjithashtu ranë dakord për të punuar për paketën mbi sigurinë e kufijve që mund të përjashtojë murin e propozuar nga Trump, me Meksikën.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mohoi se muri është përjashtuar nga propozimet.

Zoti Trump e kishte anuluar programin DACA, (për Fëmijët që mbërrijnë në Amerikë) në fillim të muajit.

Veritas.com.al/