Presidenti Donald Trump mund Senatoren Demokrate të Massachusetts,  Elizabeth Warren në zgjedhjet presidenciale hipotetike të vitit 2020. Rezultatin e shpalli kompania e sondazheve ”Morning Consult” ditën e Mërkure.

Në më pak se një muaj pasi Trump nisi detyrën si President, mediat po hedhin sytë për te zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Të pyetur nëse “President Donald Trump garon për t’u rizgjedhur në vitin 2020,a  mendoni se do të jetë e mundshme një votë për kandidatin Demokrat”; 43 për qind e të intervistuarve thanë se ndoshta mund të votojnë për një Parti Demokrate të rinovuar, ndërsa 35 për qind mund të votojnë për Trump. 23 për qind nuk  janë të sigurt.

Duke vënë përballë Warren, 42 për qind thanë se do të mbështesnin Trump, në krahasim me 36 për qind për Warren. 22 për qind nuk ishin të sigurt dhe nuk kishin opinion.

Të anketuarit ishin 1,791 votues të regjistruar nga 9 deri më 10 shkurt, dhe marzhi i gabimit është plus- minus 2 për qind.

/Veritas.com.al/