(Foto: Kellyanne Conway noton në politikë që nga fillimi i karrierës së saj në ekipin e fushatës së Ronald Reagan)/
Kellyanne Conway pati një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e e Donald Trumpit. Ajo do të mbetet një nga këshillëtaret e tij më të afërta në Zyrën ovale.
Donald Trump emëroi, të enjten, ish drejtoren e fushatës së tij Kellyanne Conway, e njohur për rolin e saj përcaktues në zgjedhjen e republikanit, në postin e këshilltares së presidentit në Shtëpinë e Bardhë. “Kellyanne Conway është një këshilltare dhe stratege e besueshme që ka luajtur një rol themelor në fitoren time”, ka pohuar Donald Trump në një komunikatë për median. “Ajo mbron pa reshtur dhe me këmbëngulje programin tim dhe di jashtëzakonisht mirë të komunikojë në mënyrë efikase mesazhin tonë”.
49 vjeçe, ajo është e para drejtore fushate në historinë e Shteteve të Bashkuara që e sheh kandidatin e saj për president fitimtar. “Fitorja e presidentit të zgjedhur në 8 nëntor theu gjithashtu edhe tavanin e qelqtë për gratë”, nënvizon me këtë rast komunikata, me një gjuhë të ngjashme me atë të demokrates Hillary Clinton e cila, gjatë fushatës, premtonte të “thyente tavanin e welqtë” duke u bërë presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara.
Specialiste e studimeve të opinionit e axsuar te gratë
Në Shtëpinë e Bardhë, Kellyanne Conway “do të ruajë rolin e saj të këshilltares së afërt presidentit dhe do të punojë me zyrtarët e lartë për të t’u hapur rrugë dhe vënë në zbatim në mënyrë të efektshme prioritetet legjislative dhe iniciativat e administratës”, shpjegon komunikata. “Presidenca Trump do të sjellë një ndryshim të vërtetë në Uashington dhe të gjithë amerikanët anëekënd këtij kombi të madh”, ka reaguar Kellyanne Conway, e cituar në komunikatë. “Unë jam e nderuar të luaj një rol duke ndihmuar në shndërrimin e lëvizjes që ai drejtoi me një agjendë të vërtetë me veprime dhe rezultate”.
E ardhur vonë në ekipin e Donald Trump, Kellyanne Conway luajti një rol përcaktues në zgjedhjen e tij, duke tentuar të kanalizojë diskursin e tij dhe duke mbrojtur pa iu dredhur qerpiku ekzagjerimet e tij më të rënda përpara mediave. Ajo është nga ana tjetër personi i parë që presidenti i ardhshëm amerikan e falënderoi publikisht mbrëmjen e fitores së tij, pas familjes. Gazetarit të Fox News që nënvizonte rolin e saj të rëndësishëm, ajo do t’i përgjigjej të enjten: “Është e jashtëzakonshme, por asgjë nuk do ta zëvendësonte një kandidat cilësor dhe ne e gjetëm tek Donald Trump.”
Nënë e katër fëmijëve të vegjël, ajo noton në politikë që nga fillimi i karrierës së saj në ekipin e sondazheve të Ronald Reaganit. Njohëse e shkëlqyer e problematikave të partisë republikane, ajo është specialiste e njohur në studimet e opinionit të aksuara te gratë. Kabineti i saj i krijuar në 1995, The Polling Company, konsultohet rregullisht nga politikanë dhe grupe interesi.
/Veritas.com.al/