Presidenti Donald Trump vlerësoi të hënën politikat e ashpra të emigracionit të Italisë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin italian Giuseppe Conte.
“Unë e di se ai ka marrë një pozicion shumë të fortë në kufi, një qëndrim që pak vende e kanë marrë dhe, sinqerisht, është duke bërë gjënë e duhur, sipas mendimit tim”, tha Trump gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me Conte. “Shumë vende të tjera në Evropë duhet ta bëjnë këtë gjithashtu.”
Presidenti foli shkurtimisht për gazetarët në Zyrën Ovale para një konference shtypi me kryeministrin më vonë gjatë pasdites.
“Ai është një njeri i cili po bën një punë fantastike”, tha Trump.
Trump e ka njohur Conte-n si një tjetër populist, duke lavdëruar zgjedhjen e tij dhe premtimin e tij për t’i dhënë përparësi veprimit të qeverisë për shtetasit italianë së pari.
Të dy liderët u takuan në qershor në samitin e G7 në Kanada.
Veritas.com.al/