Një deklaratë e vërtetë lufte ajo e Iranit që lëshoi një urdhër arresti kundër Donald Trump dhe 30 personave të tjerë.

Në shënjestër të Republikës Islamike është vrasja e gjeneral Qassem Soleimanit, kryer në një sulm Amerikan në aeroportin e Bagdadit në 3 janar të vitit të kaluar.

Soleimani ishte komandanti i një organi special të Gardianëve të Revolucionit Iranian (Pasdaran) që merrej me operacione jashtë vendit dhe që konsiderohej nga presidenti Amerikan “më i keqi i terroristëve”.

Dhe kështu Irani i ka kërkuar ndihmë Interpolit, në mënyrë që ata që janë përgjegjës për vrasjen të ndëshkohen për “vrasje dhe terrorizëm”, duke i dhënë rrugë një përshkallëzimi të tensionit midis dy vendeve.

VERITAS.COM.AL/