CHARLIE SPIERING

Presidenti Donald Trump tha të enjten se ish Sekretari i Shtetit John Kerry duhet të ndiqet penalisht për shkeljen e aktit Logan, pas komunikimit me zyrtarët iranianë gjatë administratës së Trump.

“Kjo është një shkelje e Ligjit Logan dhe sinqerisht ai duhet të ndiqet penalisht, por populli im nuk dëshiron të bëjë asgjë për këtë,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump sugjeroi se vetëm Demokratët pëlqejnë të ndjekin penalisht kundërshtarët politikë.

Në 2018, Kerri pranoi takimin me ministrin e jashtëm iranian Javad Zarif “tre ose katër herë” për të diskutuar marrëveshjen bërthamore të Obamës me Iranin që Trump i dha fund.

“John Kerry shkeli Aktin Logan, qartë dhe thjeshtë,” tha Trump. “Ai nuk duhet ta bënte këtë.”

Trump tha se Kerry po i mbante zyrtarët Iranianë që te mos i afroheshin atij për të punuar me administratën e tij.

“Ata duhet të telefonojnë, dhe nëse ata e bëjnë, ne jemi të hapur për të folur me ta. Ne nuk kemi sekrete dhe ato mund të jenë shumë, shumë të forta nga pikpamja financiare, “tha Trump.

Trump pranoi se ekzistonte nje rrezik i konfrontimit ushtarak me Iranin pasi ai dërgoi një grup mbeshtetes në Lindjen e Mesme ne mes te kërcënimeve nga Irani ndaj interesave amerikane.

“Kemi një nga anijet më të fuqishme në botë që është ngarkuar dhe nuk duam të bëjmë asgjë,” tha ai.

Veritas.com.al/