Në sondazh i ri  i sapo shpallur në New Hampshire nga “MassINC Polling Group” tha për stacionin e radios publikë të Bostonit WBUR se kandidati presidencial republikan Donald Trump ka kaluar një pikë përpara rivales së tij Demokrate, Hillary Clinton. Është e kuptueshme që hendeku mund të jetë edhe më i madh për faktin se marzhi i gabimit është 4.4% për qind.

Trump ka mbështetjen e 40%  të votuesve të mundshëm në Granite State, i ndjekur nga 39% për  Clinton. 10 përqindëshi që mbetet thonë se do të votojnë për kandidatin Gary Johnson të  Libertarian dhe për Jill Stain të parisë së Gjelbër që ka rreth 3%.

Sondazhi, gjithashtu, e tregon senatorin Kelly Ayotte (Republikan) me 6 pikë përballë sfidantit Demokrat, Guvernatorit  Maggie Hassan.

Trump ka planifikuar të vizitojë Neë Hampshire ta paktën dy herë në katër ditë që kanë mbetur para ditës së Zgjedhjeve. Edhe Clinton ka planifikuar dy vizita këtu. Ka një koincidencë se të dy rivalët kanë planifikuar të jenë në këtë shtet, në të njëjtën ditë, të Premten dhe të Hënën.

/Veritas.com.al/