(FOTO: Donald Trump sot në Konferencë)/

Presidenti i zgjedhur Donald trump sapo përfundoi konferencën e tij për mediat në New York. Hera e parë që Trump shfaqet para gazetarëve pas festës së Vitit të Ri; e para konferencë për media që nga fitorja. BBC e quan “ e rrallë” konferencën që sapo mbaroi.

Trump doli para mediave në momentin kur është përfolur se ka pasur një kompromis me rusnë për zgjedhjen e tij. Ai e hodhi poshtë këtë si të pavërtetë. I pyetur nga gazetarët mbi marrëdhëniet me Rusinë, ai tha: “Besoj se Rusia do ta respektojë më shumë Amerikën”.

Zoti Trump iu përgjigj edhe pyetjeve mbi raportimet e Inteligjencës Amerikane mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhe amerikane. Ai tha se Rusia nuk ka pasur asnjë rol në zgjedhje. Donald Trump tha se Inteligjenca duhet të kishte ndaluar rrjedhjen e “fake news”.

I pyetur mbi Murin me Meksikën, Trump deklaroi se muri do të ndërtohet. Por ai bëri një tregim rreth kësaj: Fillimisht thanë “pse” të ndërtohet muri. Pastaj thanë “kur?”. Pastaj thanë “kush paguan?”.

Me këtë presidenti Trump la të nënkuptohet se të gjithë e pranojnë, por bëjnë pyetje

Konferenca u shoqërua nga dhjetëra gazetarë. (CONTINUED)

 

/Veritas.com.al/