Presidenti Donald Trump premtoi se do të qëndrojë për lirinë e fjalës, duke paralajmëruar Big Tech për te mos censuruar zërat konservatorë.

“Unë e kam bërë të qartë se ne si vend nuk mund të tolerojmë censurën politike, listën e zezë dhe manipulimin e rezultateve te sondazheve,” tha Trump, duke i bërë thirrje kompanive të mediave sociale si Google, Facebook dhe Twitter.

Presidenti komentoi çështjen gjatë manifestimit të fushatës se tij në Indiana të enjten mbrëma, përpara zgjedhjeve ne gjysmë te mandatit në nëntor.

Trump tha se administrata e tij gjithmonë do të mbështeste fjalën e lirë për “të gjithë amerikanët”, duke paralajmëruar të majtën se zërat e tyre një mund te censurohen një ditë

“Ne nuk do të lejojmë korporatat e mëdha të bëjnë te heshtin zërat konservatorë”, tha ai.

Trump sugjeroi se aktivitete të tilla nuk ishin amerikane, duke përsëritur parimin e fjalës së lirë.

“Nuk do t’i lejojmë ata të kontrollojnë atë që mundemi dhe nuk mundemi ta shohim, lexojmë dhe mësojmë, nuk mund ta bëjmë këtë,” tha Trump. “Amerika është një vend i lirë dhe do të mbetet gjithmonë një vend i lirë”.

Veritas.com.al/