Donald Trump ka përshkallëzuar luftën e tij kundër mediave “fake news”. Të Shtunën ai njoftoi se nuk do të marrë pjesë në darkën e korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump do të jetë i pari president i Amerikës në 30 vjet që do ta bëjë këtë.
Në një postim në Twitter, Trump shkroi: “Unë nuk do të marr pjesë ne darkën e përbashkët të korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë. I uroj secilit më të mirën dhe mbrëmje të këndshme!”.
Në darkë, e cila është vendosur që të mbahet më 29 Prill, zakonisht merr pjesë Presidenti dhe First Lady, kabineti dhe pjesa tjetër e shtypit. Procesi i darkës, zakonisht shpall bura studimi për ata që aspirojnë gazetarinë; dhe ftohet një komedia që përqesh Presidentin dhe anëtarët e tjerë në mbrëmje.
Në njoftimin e tij, presidenti i shoqatës së mediave, WHCA, Jeff Mason tha se mbrëmja do të zhvillohet siç ishte planifikuar.
/Veritas.com.al/