(FOTO: presidneti Trump në Konferencën e CPAC)/

Presidenti Donald Trump u kthye të Konservatorët (CPAC- Conservative Political Action Conference) të Premten.

Fillimisht hodhi poshtë fjalët e thëna duke marrë në mbojtje deklaratën e tij në Tëitter se media është “armik i popullit”; ai tha se lufton ‘fake news’ dhe jo median.

“Para pak ditësh unë e quajta fake news ‘armik i popullit’ dhe ata të tillë janë. Ata janë armik i popullit”- tha ai duke kritikuar “mbulimin e pandershëm” të administratës së tij.

Trump pranoi se media ishte shumë e nxehur nga kritikat e tij të përsëritura; por kështu do të vazhdojë të bëjë- tha ai- duke cituar Amendamentin e Parë.

“Ata janë nxehur, ata menduan se ne nuk mund të kritikojmë mbulimin  tyre të pandershëm  për shkak të Amendamentit të Parë. Ata gjithmonë na nxjerrin para syve Amendamentin e Parë”- tha ai. “Unë e dua Amendamentin e Parë. Askush nuk e dashuron atë më shumë se unë”.

Trump udhëtoi drejt qendrës së konferencës në Maryland me “Marine One”, duke u kthyer te konferenca e CPAC ku mbajti fjalimin e parë më të madh me temë politike. Mbështetësit qëndruan në radhë për orë të tëra për ta takuar atë në hollin e konferencës; por ai duhej të kalonte nëpër shtigje të ngushta për në ndërtesë, për shkak të sigurisë.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti tha se do të mbajë premtimet e tij, sidomos anulimin e Obamacare, ndërtimet e naftësjellësve në Keystone and Dakota , ndërtimin e murit në kufirin jugor, rritjen e fondit për ushtrinë.

“Ne duhet t’i bëjme, ne duhet t’i kthejmë gjërat. Epoka e fjalëve bosh ka kaluar’- tha ai. “Ka mbaruar. Tani është koha për veprim”.

Trump gjithashtu premtoi të ripërtërijë madhështinë e ekonomisë amerikane dhe të kthejë punën në fabrikat e vendit.

Trump lëshoi mesazhe antiglobaliste, duke premtuar se administrata e tij është e përqendruar në “Shtetet e Bashkuara- e Para!”.

“Nuk ka kaq shumë gjëra që kanë flamur global, që kanë himn global”- tha ai. “Unë nuk përfaqësoj Globin. Unë prezantoj vendin tuaj”- tha Trump. “E ardhmja na përket ne të gjithëve”.

/Veritas.com.al/