(FOTO: Jeff Session i fotografuar në mjediset e Kullës “Trump”)

 

Donald Trump i ka kërkuar Senatorit të Alabama, Jeff Sessions që të marrë detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm- sipas medias amerikane.

Senatori Sessions- një ish prokuror, i zgjedhur në Senat në vitin 1996, ka qenë një nga aleatët më të afërt të Trump gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë, me gjeneral leitnant në pension, Michael Flynn, janë marrë vesh që ky të pranojë pozitën e këshilltarit të sigurisë kombëtare.

Tranzicioni i Trump po kryhet në kushte anonimiteti, por si zoti Sessions ashtu edhe zoti Flynn, që të dy iu kanë thënë agjencive të lajmeve se iu është ofruar post në administratën e ardhshme.

 

/Veritas.com.al/