(FOTO: Kulla “Trump” në New York)
Zëdhënësi i Donald Trump, Jason Miller tregon se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara po punon me avokatë mbi transferimin e pasurisë te fëmijët e tij.
Miller u pyet me telefon nga reporterët mbi një postim të Donald Trump në Twitter, ditën e Hëne, ku i referohej pasurisë së tij nëpër botë, duke e ngarkuar median me fjalën “media”. Miller tha se “kjo është një punë e madhe” që duhet bërë dhe nuk është aq e thjeshtë.
Gazeta “ New York Times” shkroi me detaje mbi një konflikt potencial interesi me bizneset e zotit Trump:
“Kompanitë e zotit Trump bëjnë biznes me entitete të shumta në botë të cilat janë edhe nën kontrollin e qeverisë ose të njerëzve të lidhur me të”, shkruante gazeta. Më tej gazeta shtonte se ekspertët janë të mendimit se këto situata mund krijojnë konflikte mbasi zoti Trump të vijë në postin e Presidentit.
“Unë do të vazhdoj punën dhe ta lë Presidentin e zgjedhur të flasë direkt, por me sa dihet, ne të gjithë po punojmë për të përgatitur tranzicionin para se presidenti të betohet me 20 Janar. Do të ndajmë së bashku gjithë informacionin që do të kemi”, iu tha Miller reporterëve të Martën.
Gazeta “Politico” raporton se avokatët e Donald Trump thanë se tre fëmijët e tij, Don Jr., Eric dhe Ivanka, do të mbikëqyrin Organizatën Trump me një besim të padiskutueshëm.
/Veritas.com.al/