Presidenti Donald Trump u takua me presidentin kolumbian Ivan Duque Marquez në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, duke demonstruar opozicion të bashkuar ndaj diktatorit venezuelian Nicolás Maduro që refuzon të heqë dorë nga pushteti.
“Luftojmë në të gjithë botën dhe pastaj shiko se çfarë ndodh perpara derës tonë”, tha Trump. “Nuk më pëlqen ta shoh, nuk jam i lumtur për këtë.”
Trump shprehu mbështetje për presidentin e përkohshëm të Venezuelës Juan Guaido, duke vlerësuar kurajën e tij që vazhdon ti beje opozitë Maduros.
Kur e pyetën nëse ai do të dërgonte 5,000 trupa në Kolumbi, siç u vu re në bllokun e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton, Trump u përgjigj: “Nuk flas kurrë … Te shohim.”
Marquez e falënderoi presidentin që ka punuar për të mbledhur më shumë ndihmë për popullin e uritur të Venezueles, përkundër përpjekjes së Maduros për ta bllokuar atë.
“Pengimi i aksesit të ndihmave humanitare është një krim kundër njerëzimit”, tha ai në një mesazh për Maduron.
Të dy presidentëve ju bashkuan Zonja e Parë Melania Trump dhe Zonja e Parë Kolumbiane Maria Juliana Ruiz Sandoval.
Veritas.com.al/