“Marrëdhëniet që PD ka pasur me SHBA-të, kanë qenë të shkëlqyera. Mora mbështetjen e saj për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme, pro amerikane”.
Gjithashtu ai tha se kanë folur për çështje të rëndësishme që po përballet Shqipëria.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së theksoi se ka shprehur vendosmërinë për t’i çuar përpara dhe për të dhënë kontributin e tyre.
Pjesë e takimit ka qenë edhe zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, si dhe diplomatja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Kujtojmë se Kim njeh Alibeajn si kryetar të komanduar të PD-së, çka ka sjellë dhe një sërë “përplasjesh” në distancë mes saj dhe ish-liderit të demokratëve, Sali Berisha.
Ky i fundit ka marrë në dorë selinë blu pas njohjes nga Gjykata e Tiranës së ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit – i thirrur nga Berisha, ku dhe doli Komisioni i Rithemelimit të Përkohshëm të PD-së.
Alibeaj mori detyrën pas dorëheqjes së kreut të bluve, Lulzim Basha. Por, Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh atë si kryetar të komanduar.
Berisha, sakaq, ka akuzuar Kim se ka ndërhyrë në vendimet e Gjykatës, duke u sjellë si “guvernatore” dhe jo si ambasadore.
Më herët, po sot, Donfried fillimisht zhvilloi një takim në Kryeministri me kreun e Qeverisë, Edi Rama, i cili zgjati 1 orë e 20 minuta, ku ka diskutuar mbi një sërë çështjesh, që prej reformave të ndryshme në vend, investimet amerikane në Shqipëri si edhe integrimin evropian.
Turi i zyrtares së Lartë të DASH-it në Ballkanin Perëndimor
Turi i zyrtares së Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Karen Donfried, sipas agjendës, nisi më 25 prill me Kosovën, për t’u përmbyllur më 29 prill me Malin e Zi.