Victoria Laurent/

Keni një takim galant apo një intervistë pune dhe nuk dini se ç’ngjyrë të vishni? As mos pyesni dy herë: ju duhet e zeza. Sipas një studimi britanik, kjo ngjyrë do të përforconte inteligjencën dhe sex appeal-in tuaj. Keni nevojë për argumente të tjerë?

“Nuk do ta keni kurrë shansin ta ndreqni efektin që lë përshtypja e parë” – ky është fakt dhe është histori e vjetër sa bota. Nëse do t’i besonim studimit anglez i botuar në site-in Buytshirtonline, e zeza është një ngjyrë që reflekton inteligjencën dhe sex appeal-in tuaj.

Kanë marrë fund konotacionet negative – veçanërisht mungesa e origjinalitetit – që i kanë veshur të zezës në të shkuarën. Sepse përveçse ta hollon siluetën, ajo u rrit vet[besimin 56 % të të intervistuarve. Përsa i përket sex appeal-it, është pikërisht e zeza që kryeson ndër të gjitha ngjyrat e tjera.

Ngjyra e kuqe, përkundrazi, krijon një hendek midis sekseve përderisa 54 % e grave do të zgjidhnin një fustan të kuq për takimin e parë, ndërsa vetëm 28 % e burrave do të bënin të njëjtën gjë. Pas të zezës, meshkujt preferojnë të vishen me blu për një takim dashurie.

Shkallën e dytë të podiumit e zënë ngjyrat kafe dhe portokalli, që nuk e sigurojnë plotësisht suksesin e garantuar. Vetëm 2% e grave dhe 8% e burrave do të visheshin me ngjyrë kafe për të siguruar një vend pune.

Ç’mendojnë burrat?

Edhe njëherë tjetër, e kuqja fiton zemrat e burrave. 56 % e tyre duan gra të veshura me të kuqe, ndërsa femrat do t’i donin burrat e tyre të veshur me të zeza, 66 % e tyre, ose me blu, 48 % e tyre. Mesa duket pra mënyra se si ne vishemi ndikohet nga mënyra se si perceptohemi.

Ose, ndoshta ngaqë ne ndihemi më mirë kur mbajmë veshje me një ngjyrë edhe seksi i kundërt na gjykon tërheqëse.