Më 15 mars në orën 10:00, është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë për deputetin Ervin Salianji. Ai u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh.
Këtë dënim, Salianji dhe Partia Demokratike e konsiderojnë politik.
Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.
Nëse do lihet në fuqi vendimi, atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove.