
TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin. Ai u lirua nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” kundrejt garancisë pasurore.
Gazetari Ermal Vija, raporton se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u lirua në këmbim të garancisë pasurore, në vlerën prej 3 milionë lekësh.
Vendimi për heqjen e masës së Malltezit u dha nga treshja e gjyqtarëve me kryesues Elsa Ullirin dhe dy anëtarët, Bib Ndreca e Rudina Palloi.
Prokuroria e Posaçme ka qenë kundër ndryshimit te masës së caktuar ndaj Malltezit. Po ashtu, kërkesa e gjyqtares, Elsa Ulliri për t’u larguar nga çështja e Sali Berishës për dosjen Partizani është rrezuar nga kryetari i gjykatës, Erion Bani
Komente