Ish- kryeministri kosovar Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë- raporton KosovaPress.
Burime për median, brenda spitalit atje kanë konfirmuar se Rexhepi ka ndërruar jetë sot rreth orës 09:45 minuta.
Zoti Rexhepi ndodhej në koma prej disa muajsh, dhe për shkak të gjendjes së rëndë, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ishte transferuar për në Turqi.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka qenw i pari qw ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim, kolegut tim dhe Ish-Kryeministri i Kosovës z. Bajram Rexhepi. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Rexhepi. Do të kujtojë me mall!”, shkruan Pacolli në Facebook.
Veritas.com.al/