Studiues të ndryshëm në botë pyesin veten pse kaq shumë njerëz po diagnostikohen me kancer çdo ditë?Është kjo arsyeja që ata po bëjnë kërkime të vazhdueshme këto 50 vitet e fundit, në drejtim të parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të tij.

Lajme të mira ka se secili prej nesh mund ti mbijetojë kancerit dhe të gëzojë një kualitet të lartë jete, si kurrë ndonjëherë. Rezultatet vlerësojnë faktin që, rreth 14. 5 milion njerëz  i kanë mbijetuar kancerit në USA.

  • Mosha e tretë

Ka një propabilitet të lartë kancerogjen, sa më shumë që rritet mosha. sikurse sëmundjet e zemrës edhe kanceri prek më shumë njerëzit me moshë relativisht të rritur. Rreth 77% e të gjithë kancerave janë diagnostikuar në persona me moshë më të madhe se 55 vjeç, një përqindje kjo në rritje, që në vitin 2060 parashikohet të dyfishohet. Një gjë duhet të dini, që moshat e treta kanë një jetëgjatësi më të madhe se sa ato të shekullit të kaluar. Sot në botë , mosha mesatare e jetëgjatësisë është 79 vjeç, kur mosha mesatare e vdekjes nga kanceri ka shënuar 73 vjeç.

 

  • Obeziteti

Mbipesha  është promotor i shumë tipeve të kancerit. Duke qenë factor i dytë kyç në rritjen e përqindjes së kancerit, gjithë secilit i bie si detyrë që të luftojë pareshtur kundër obezitetit, ndaj mungesës së një dietë të shëndetshme, ushtrimeve fizike dhe të kontrollit dhe kontrollit të vazhdueshëm të peshës trupore. Shoqata Amerikane e Onkologjise[ASCO] paralajmëron se obeziteti do t’ja kaloj duhanit, si faktor numër një për shkaktimin e kancerit. Obeziteti rrit rrezikun për tipe të tilla kanceri si: kanceri i gjirit (pas menopausës), kanceri i zorrës së trashë(colon, rectal), i ezofagut, mitrës, pankresit, veshka, tiroide dhe ai i fshikzës së tëmthit.

  • Disa tipe kanceri janë në rritje

Janë disa tipe kanceri që vazhdojnë të fitojnë terren dhe të kontribuojnë në rritjen e numrit të rasteve me kancer. HPV: virusi HPV është sëmundja më e shpeshtë seksualisht e transmetueshme, e cila konsiston në 40 lloj mutacionesh të këtij virusi. 79 milion njerëz janë të prekur nga ky virus në USA. Shumica e këtyre nuk kanë asnjë lloj simptomi. FDA (Administrata  Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) ka aprovuar vaksinën që mbron ndaj shumicës së shtameve të këtij virusi. Kanceret e qafës së mitrës dhe anekseve të saj si dhe të organeve seksuale mashkullore i atribuohen këtij virusi (HPV). Zakonisht, organizmi i njeriut i lufton qelizat e prekura nga ky virus dhe situatë shkon drejt normalizimit. Por, në disa raste , forcat imune të organizmit janë të pazonja për të luftuar këtë virus, i cili më pas mund të shkaktoj ndryshime qelizore që eventualisht paraprijnë një kancer pas disa vitesh, që nga prekja fillestare nga ky virus.

Kanceri i lëkurës.

Ky është një nga kancerët më të parandalueshëm, duke mos përfshirë këtu melanomen (kanceri i nishanit), i cili ka rritje çdo vit sot në botë që nga 2001. Kjo për arsye të ekspozimit të gjatë ndaj rrezeve të diellit, të mos përdorimit të kremrave mbrojtës, apo përdorimit të shumtë të produkteve kozmetike(kremra, solucione). Sipas studiuesve amerikanë në 2014, 335 amerikanë janë prekur nga ky lloj tumori si pasojë e qëndrimeve të zgjatura në diell. Kjo numëron rreth 1% të të gjithë kancerave të lëkurës, vërtet është e rrezikshme, por nëse diagnostikohet herët edhe trajtohet e shërohet.

Kanceret gastrointestinal.

Këto kancere prekin sistemin tretës; stomak, fshikëza e tëmthit, mëlçi, pancreas, zorra e hollë dhe ajo e trashë. I mirënjohuri Stuart Scott, e humbi betejën e tij të gjatë me kancerin e apendixit, në fillim të 2015. Kjo zgjoi vëmendjen e studjuesve, si një kancer pak i njohur prej tyre. Është vënë re se ka një rritje të dukshme të kancerëve të traktit tretës. Dhe këtu përsëri , obeziteti luan rol të rëndësishëm. Një rol shumë të rëndësishëm aktiv në shfaqjen e kancerit të mëlçisë luan dhe prania e virusit C apo B në organizmin e njeriut. Rreth gjysma e kancerëve të mëlçisë në USA, janë në persona që vuajnë me hepatit kronik C. Ndërsa 60% e kancerëve të mëlçisë në botë janë prezente, në personat e prekur nga virusi i hepatitit B. Incidenca rritet në varësi të kohëzgjatjes së virusit të hepatitit B ose C, që ka prekur atë mëlçi. Tumorët janë të vështirë të diagnostikohen për shkak se, simptomat e tyre shpesh janë të ngjashme me ato të një sëmundje të shërueshme. Kjo i bën ato që të përhapen, të mos diagnostikohen dhe të mos trajtohen.

Eshte e rendesishme te theksohet se diagnostikimi i hershem i tumoreve, çon në rezultate te suksesshme.

Shumë njerëz janë diagnostikuar me tumore në stadet e hershme të tij , falë ekzaminimeve të sofistikuara që ekzistojnë sot, si ato imazherike edhe ato laboratorike.

Mbajeni mend, diagnostikimi i hershëm mund të rrisë mundësinë për të jetuar gjatë e për të kapërcyer sëmundjen! Jetojeni jetën!