Republikanët do t’i japin shansin e parë Drejtorit të FBI, James Comey, kur ky u paraqit para Kongresit të Enjten q të shpjegonte vendimin e tij për të mos ngritur padi penale kundër Demokrates Hillary Clinton mbi përdorimin e serverëve privat të Email-eve.

 

Dëgjimi në ora 10 para dite (1400 GMT) do të jetë momenti i parë kur Comey do të dëgjojë pyetjet publikisht që nga deklarata e të Martes se FBI nuk gjeti asgjë në investigimin për keqmenaxhimin e Emaileve të klasifikuara  kur kjo ishte në postin e sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara; vepër kjo që mund ta çojë në gjykim për një çështje kriminale.

Loretta Lynch, Prokurore e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, tha të mërkurrën se ajo ka pranuar rekomandimin e FBI dhe se e ka mbyllur çështjen. Por çështja ka hedhur mjergull mbi zonjën Clinton si kandidate Demokrate për Presidente e SHBA, gjë që  me datën 8 Nëntor do të ngrejë disa pyetje para votuesve amerikan nëse do ta besojnë ose jo zonjën Clinton.

 

Zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve Republikan, Paul Ryan, tha se ligjvënësit do të investigojnë mbi Email-et e zonjës Clinton. Comey do të dëshmojë para Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve.

Lynch do të paraqitet në një dëgjim të veçantë, të martën e ardhshme.

 

Komiteti i Mbikëqyrjes i Dhomës së Përfaqësuesve kryesohet nga Republikani Jason Chaffet, i njohur si një njeri këmbëngulës në kritika dhe pyetje rreth administratës së presidentit Obama.