Kryeministri Rama është i vendosur për të krijuar në Shqipëri Drejtësinë e Re që pritet të ndëshkojë të paprekshmit dhe të korruptuarit.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të nisin zyrtarisht punën ditën e hënë. Janë 28 hetues që i kanë kaluar fazat e testimit dhe pritet të nisin nga puna. BKH është cilësuar si FBI-ja shqiptare që është trajnuar në Itali dhe pritet të shkaktojë tërmet në drejtuesit e lartë.
Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin e Amerikës dhe Bashkimit Europian.