Mes poezive të Dritëroit është njëra që “e ka fshehur” për ta zbuluar “mbasditen e të premtes” kur ndërroi jetë.
Është profetike. Ja poezia:
Sot pasdite
“Sot pasdite dua të vdes…
Më bëni gati pa dalë yjtë,
Gjeni shaminë e ma lidhni gojën,
Mos harroni të m’i mbyllni sytë…
Mos ngjitni nekrologji me vija të zeza
Dhe mos ftoni farefisin dhe miqtë,
Askush mos mbajë fjalime në varreza,
Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë”