Angela Merkel rezulton negative në testin e koronavirusit. Kancelarja gjermane prej dy ditësh ndodhej në karantinë për shkak se kontaktoi një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.

Merkel ka qëndruar e mbyllur ku ka kryer edhe detyrën e saj. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e saj Steffen Seibert, e cila ka thëne se kancelja ka rezultuar negative ne testin e parë ndaj COVID-19.

Angela Merkel gjithashtu edhe pse ishte në karantinë këto dy ditë, nuk i lëshoi përgjegjësitë e saj, por kreu të gjitha detyrimet e saj nga shtëpia.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Bashkimit Evropian, nuk po e kalon lehtë epideminë e koronavirusit të ri. Qeveria ndaloi takimet e më shumë se dy personave në publik për dy javët e ardhshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Përjashtime do të bëhen për njerëzit që jetojnë së bashku dhe për ata që janë kolegë në punë. Kushdo tjetër, nëse thyen rregullat do të gjobitet deri në 25 mijë euro.

Pasditen e djeshme u bë e ditur se kancelarja Angela Merkel kishte vendosur të karantinohej, pasi kishte dyshime se ajo mund të ishte prekur nga COVID-19. Por, fatmirësisht ka ndodhur e kundërta.

VERITAS.COM.AL