Janë edhe  36 apartamente, një pallat 9 katesh dhe dhjetra hektarë tokë.

Përveç hotelit të famshëm në Saranda, “Santa Qauranta”, Policia e Shtetit njoftoi ka sekuestruar edhe 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe si dhe 28,690 m2 truall.

“Këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

‘Balili’ është një nga grupet kryesore të skeduara nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, që ka për objekt edhe goditjen e pasurive apo aseteve me burim kriminal. ‘Hetimet po vijojnë me intensitet”, sqaron Policia e Shtetit në komunikatë.

Procedimi penal ndaj Klement Balilit është regjistruar më 3 prill 2016 pas hetimeve të autoriteteve greke për një grup që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Klement Balili aktualisht ndodhet në kërkim nga autoritetet shqiptare, ndërsa ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga organet e drejtësisë në Greqi.

Policia e Shtetit fton këdo që disponon të dhëna apo informacione të vlefshme për identifikimin dhe zbulimin e pasurive apo aseteve të tjera në pronësi të personave të mësipërm apo lidhjeve të tyre të afërta, të telefonojnë në numrat falas 112 dhe 129, duke garantuar ruajtjen e anonimatit dhe goditjen e ashpër të elementëve anti-ligjore.

Veritas.com.al/

https://youtu.be/w9vLQbP3MY0