Në traditat e malësorëve për dasmat, askush nuk mund t’u presë rrugën kruhqëve dhe nuses. Nëse gjatë gjithë historisë mund të ketë ndonjë akt të tillë, ai është ndëshkuar shumë rëndë nga gjithë ligjet dhe kodet e malësorëve….

Por nuk mbahet mend të ketë ndodhur…

Sot në protestën e rrugës së opozitës për bllokimin e rrugëve ndodhi që në Dibër një palë krushq dhe një nuse u ndalën në rrugë.

Dasmorët e kishin marrë nusen në Peshkopi por për shkak të protestës janë detyruar të ndalen në rrugë për disa minuta para se të ktheheshin në Durrës për të vazhduar dasmën.

Gazetari Enver Doçi i BW ka mundur të flasë me ta.

“Kemi 10 minuta që presim. Do ikim në Durrës. Nusen e kemi marrë në Peshkopi”, tha një prej krushkave që ndodhej në makinë me nusen.

Në Dibër qindra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës duke bllokuar rrugën e duke djegur goma.

Veritas.com.al/