Gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Kapshticë u sekuestruan në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroine.

Për këtë rast janë arrestuar drejtuesi i mjetit ku u gjet droga si dhe katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni.

Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe rolit që kanë punonjësit e policisë kufitare në Kapshticë/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *