
Dua Lipa mahnit italianët me një koncert spektakolar në Milano. Në një spektakël që zgjati mbi një orë e gjysmë, ajo arriti të përziejë shkëlqimin e një ylli botëror me sjelljen e një vajze të thjeshtë, duke krijuar një atmosferë të papërsëritshme mes saj dhe 70 mijë spektatorëve në hipodromin La Maura.
Që nga “Training Season” e deri te finalja me “Don’t Start Now” dhe “Houdini”, çdo këngë u shoqërua me koreografi të detajuara, ndërrime të shumta veshjesh (pesë gjithsej) dhe efekte piroteknike, shkruan A2 CNN.
Komente