Gjashtë persona u gjetën të gjallë në hotelin italian, dy ditë pasi hoteli u përfshi nga një ortek bore i fuqishëm.
Forcat e shpëtimit thanë se 6 të mbijetuar janë nxjerrë të gjallë vendi ku dukeshin si të varrosur nën borë, por akoma nuk janë dërguar për në spital. Një nga të gjashtë është një vajzë e re- sipas medias italiane.
“Të gjashtë janë të gjallë dhe ne po flasim me ta”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve Luca Cari.
Deri tani janë konfirmuar katër persona të vdekur. Rreth 20 janë akoma të humbur; mes tyre mendohet se ka fëmijë. Forcat e shpëtimit po punojnë natë e ditë në temperatura mjaft nën zero.
/Veritas.com.al/