Asnjë anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk është nën hetim apo përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Ishte kjo përgjigjja zyrtare e kreut të SPAK, Altin Dumani për, kryetaren e Kushtetueses Holta Zaccaj. Kjo e fundit bazuar në disa raportime në media, se anëtarë të institucionit që ajo drejton ishin vënë në pergjim, me dyshimin se do te ndikonin tek çështja e “Pëllumb Gjokës” që përmes avokateve kërkonte mos përdoreshin si provë komunikimet në aplikacionin Sky Enchro chat, kërkoi sqarime nga SPAK.

Megjithatë, pavarësisht kësaj përgjigje, kreu i SPAK i kujton kryetares së Kushtetueses, Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale. Sipas të cilave, Dumani sqaron se Prokuroria e Posaçme ka juridiksionin dhe kompetencën që të ushtrojë ndjekjen penale për sjelljet jashtëgjyqësore të gjyqtarëve të çdo niveli, nëse ekzistojnë dyshimet se mundet të kenë kryer veprën penale të “korrupsionit pasiv…” ose të çdo vepre tjetër penale…”.

Nga ana tjetër avokatet mbrojtës të Pëllumb Gjokës që mbahet i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”, kanë deklaruar publikisht se janë vënë në dijeni të një autorizimi për pergjim nga Prokuroria e Posaçme të një prej anëtareve të Gjykates Kushtetuese. Me 19 dhjetor te vitit te kaluar, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesen e Pëllumb Gjokës që kërkonte pa përdorshmërinë e komunikimeve te Sky. Zacaj pranoi se nuk eshte ne dijeni te asnje presioni mbi te apo anetare te gjykates kushtetuese, por beri publike shkresen qe i kishte derguar kreut te spak, duke i dhene nje tjetet spirale spekulimeve mediatike. Spekullime te cilave u dha fund altin dumani me reagimin e tij./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *