Durim Bami, i shumëkërkuari nga autoritetet shqiptare nuk do të ekstradohet nga Dubai. Edhe pse u arrestua disa javë më parë, Bami ka fituar lirinë nga autoritetet vendase pasi nuk ka një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve. I akuzuari për disa krime në Shqipëri, u mbajt për gati 40 ditë në qeli, por është lënë i lirë nga gjykatat.

Policia e Shtetit në 12 Korrik, pasi njoftoi arrestimin e Durim Bamit, konfirmoi edhe ekstradimin e tij por as këtë herë autoritetet në Emiratet e Bashkuara nuk lejuan që i shumëkërkuari të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme.

GJKKO ka caktuar për të masën “arrest në burg” për disa vepra penale si “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Durim Bami doli në bisedat e aplikacionit SKY teksa planifikonte vrasjen e Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.