Nga L. Skiro/

Sot, 17 Nëntori comemorohet nëTiranë dhe në Athinë.

Në Athinë përkujtohet në dy kuptime: Edhe si lëvizje anarkiste e studentëve në vitin 1974, por edhe si lëvizje që rrëzoi Junten (Hunten) e Gjeneralëve në Greqi.

Në Tiranë kjo ditë përkujtohet si ditë e çlirimit të kryeqytetit. Në Tiranë nuk ka asnjë subjection deri tani mbi të vërtetën e datës 17 nëntor. Sot e kësaj dite, shumë njerëz besojnë se ajo ishte vërtet dita e fillimit të jetës së lirë.

Në të dy ngjarjet mbetën dy heronj: Në Tiranë u shënjua Mehmet Shehu ndërsa në Athinë- Alexandër Panagulis.

Por të dy datat u lidhën për shkak të një fuqie të jashtme, jo pse ngjarja e Tiranës ndodhi vërtet më 17 Nëntor. Askush nuk di dhe as njihet historia e vërtetë e ngjarjeve ‘për çlirim’ që kanë ndodhur nnë Shqipëri. Propaganda e komunistëve ‘fitimtarë’ e deformoi gjithë historinë, duke e shkruar sipas interesave të veta.

Numri 28 mijë i martirëve që ranë ‘për çlirimin e vendit’ del se ishte një numër fals. Ai u caktua në një bisedë mes diktatorit shqiptar Hoxha dhe diktatorit sovjetik, Stalin. Kor pyeti Stalini sa dëshmorë ranë ‘në luftën tuaj?’, Enver Hoxha nuk kishte shifër. I zënë ngushtë i tha: “Në çdo kilometër katror kemi një dëshmor, shoku Stalin”. Morën hartën dhe gjetën se Shqipëria kishte 28 mijë kilometra katror. Kështu u caktuan 28 mijë dëshmorë, që kurrë nuk u bë një listë e tyre…

Atëherë, pe vallë nuk qenka një mashtrim edhe data 17 nëntor e Tiranës.

Edhe dita e Çlirimit të vendit, 29 nëntori, është caktuar sipas ditës së çlirimit në Jugosllavi, 29 nëntor.

17 nëntori i Tiranës me 17 nëntorin e Athinës kanë një koincidencë; por disa të përbashkëta:

Të dyja datat janë rezultat i luftës guerilase urbane.

Në Athinë Lëvizja e Studentëve për rrëzimine juntës u cilësua si ‘vepër terroriste’ ku u vranë 23 persona dhe u organizuan 103 sulme mbi përfaqësinë e shteteve të Bashkuara.

Në 17 nëntor 1944 në Tiranë, ku guerilasit kishin vrarë 30 persona më 4 shkurt të atij viti dhe në vazhdim, shpallën ‘çlirimin’. Por që atë ditë u çimentua diktatura dhe shtypja e lirive.

Lëvizja e 17 nëntori 1974 në Athinë nuk u njoh nga disa fuqi të kohës, që nga Amerika, Britania, etj., luftën guerilase që solli diktaturën në Shqipëri nuk e pranoi asnjë nga demokracitë botërore.

Lajmet tregojnë përsëri se mbrëmë në Athinë kishte lëvizje anarkiste, ku akuzohen edhe ‘shqiptarë e disa të huaj’, ndërsa në Tiranë do të ketë festë.

Veritas.com.al/