Aksidenti i fundit ndodhi në Leshnicë të Korçës, ndërsa paradite ndodhi tragjedia e Mirditës në Rrugën e Kombit.
Një vajzë e mitur ka humbur jetën në aksidentin në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 në fshatin Gëziq.
Një makinë tip ‘Toyota Yaris’ është përplasur në anësoren e autostradës dhe për pasojë mbeti e plagosur vajza e drejtuesit, e cila ndërroi jetë pak më vonë.
Në aksidentin fatal që ka ndodhur sonte në Leshnicë të Korçës, një person ka ndërruar jetë dhe 4 janë plagosur.
Policia ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti, gjithashtu, edhe hetuesit janë në vendngjarje për të zbuluar më shumë për këtë aksident tragjik.
Mësohet se të plagosura janë dy gra, njëra prej të cilave është në gjendje kritike për jetën. Një tjetër grua është me dëmtime të shumta nëpër trup.
Mes të plagosurve është edhe një vajzë e mitur, si dhe shoferi i njërit prej makinave. Njëri mjet udhëtonte drejt Tiranës ndërsa një në drejtim të Korçës, kur edhe janë përplasur.
Veritas.com.al/