( FOTO: El Capitan në Yosemite National Park, California)

-Të dy burrat rreth të 40- ve po ngjiteshin në masivin shkëmbor të Kalifornisë, 900 metra mbi nivelin e luginës-

Dy alpinistë kanë vdekur pasi ranë nga blloku  shkëmbor El Capitan në parkun kombëtar Yosemite të Kalifornisë Veriore.

Jason Ëells, 46 vjeç, dhe Tim Klein, 42vjeç, ranë në humnerë rreth orës 8.15am ditën e Shtune telksa po ngjiteshin në të ashtuquajturërn rruga e Freeblast përmes formacionit shkëmbor, deklaroi Shërbimi i Parkut Kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Të dy kishin eksperiëencë në fushën e ngjitjeve malore dhe më parë ishin ngjitur në disa herë në El Capitan dhe ishin trainuar për ngjitjet me shpejtësi në këtë masaiv shkëmbor.

TË dy burrat po ngjiteshin duke përdorur sistemin popullor me shpejtësi që disa alpinistë e quajnë “simul” (ose ngjitje e simuluar).

Veritas.com.al/