Dy deputetët e Kuvendit që u kërkohet të lënë mandatet janë Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rahovica i LSI.

Prokuroria i kërkoi KQZ ndërprerjen e mandatit për dy deputetët, si subjekt të ligjit për dekriminalizimin.

Rakipi deputet i PDIU-së dhe Rehovica i LSI-së akuzohen nga prokuroria se kanë përdorur emra të tjerë në Itali, ndërsa akuzohen edhe për vjedhje të vogla gjaët asaj kohe.

Rakipi është edhe deputeti që para pak muajsh ka vrarë një njeri me makinë.

Të dy deputetët prej muajsh ishin nën hetim nga Prokuroria në lidhje me dekriminalizimin, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rehovica është vënë nën hetim edhe me akuzën e konsumimit të elementëve të veprës penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Në legjislaturën e kaluar, Rehovica dhe Rakipi dhanë shenjat e gishtërinjve në prokurori pas dyshimeve se kishin pasur probleme ligjore jashtë vendit, por nën emra të tjerë. Më konkretisht dyshimet ishin për Italinë dhe Zvicrën, por për të dy deputetët gjatë legjislaturës së kaluar nuk pati kërkesa për ndërprerje mandati nga organi i akuzës.

Veritas.com.al/