Në Genova kanë nisur homazhet për 18 prej viktimave të tragjedisë së Urës Morandi. Mes arkivoleve qëndrojnë dhe ata të dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

Ata ishin duke udhëtuar për në punë në urën e tragjedisë. Marjusi, nga Shijaku, kishte pak ditë që ishte kthyer nga pushimet nga Shqipëria. Ndërsa trupi i Admirit, nga Shkodra, u gjet në sytë e prindërve të tij dhe bashkëshortes.

Veritas.com.al/