Gazeta Panorama ka shkruar sot se ‘sekserja për shitjen e Maliqit ka qenë një vajzë”
Lajmin e ka velur nga gazeta “RD” e cila i ka shpallur edhe emrin kësaj vajze ‘misterioze’ .
Pazari është bërë mes deputetit të PD në Berat, Lefter Maliqi dhe ministrit socialist Blendi Klosi- sipas dy gazetave.
Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 24 orëve, që Maliqi ka hartuar me kujdes planin si për t’u regjistruar në listën e PD ashtu edhe për t’u shitur tek Rama? Këtë pyetje bën RD dhe jep përgjigje:
‘Ajo çfarë ka ndodhur ka qenë pazari në mes të kësaj historie të pistë. Burimet konfirmojnë se Kryetarja e PS të Urës Vajgurore, Memaj, është bërë sekserja e një takimi mes Maliqit dhe Klosit. Klosi është kryesuesi i grupit të deputetëve në Beratit. Duke qenë se PS e ka të vështirë që të mund të fitojë në këtë qark, gjë që u provua dhe në zgjedhjet lokale, ku kandidati i majtë me vështirësi dhe manipulime mundi të sigurojë mandatin me 150 vota më tepër në fund të garës, atëherë ata kanë menduar se mund të funksionojë skema e blerjes së deputetëve që kanë pakënaqësi nga lista e PD. Duhet kuptuar se niveli i blerjes së votës në këto zgjedhje po kalon çdo parashikim, pasi nuk po blihen më vetëm votues, por tani po blihen edhe kandidatë për deputetë pa karakter’.
‘Pazari për shitjen e Maliqit ka nisur prej ditësh, por ai ka mundur të konkretizohet gjatë orëve të fundit’, përfundon komenti i gazetës.
Veritas.com.al/