Nga Misela Patrioti

Sipas nje studimi te kryer ne Chicago, nëse gjatë lindjes injektohen te foshnjat dy lloje drogash pas lindjes, ato mund t’i japin një avantazh të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke rritur zhvillimin e trurit IQ , nga mosha 4 vjeçare. Studimi ishte ende i papërfunduar, por rezultatet mund të jenë shumë emocionuese ka thënë Robin Ohls, autori kryesorë dhe profesor pediatër në Universitetin e New Mexico.

Studiuesit  thanë se ky injektim shënon 12 pikë më të larta  në testet që janë kryer, duke rritur IQ e foshnjave që janë trajtuar me këto injektime. Këto dallime do të shfaqen në një mjedis parashkollor, grupi i patrajtuar do të jenë fëmijët që “luftojnë” më pak në klasë. Studimi ka përfshirë 53 fëmijë, të bardhë dhe hispanikë, të lindur tetanik, dhe që peshonin më pak se tre paund në spitalet e Kolorados , New Mexico dhe Utah. Rezultatet janë botuar në revistën Pediatrics.

Këto injektime te foshnjat që kanë probleme i ndihmon ata në qarkullimin e gjakut , për të pasur një zhvillim normal. Në disa raste kur fëmijëve u mungon aftësia për të prodhuar qeliza gjaku të reja, atëherë injektimi i këtyre barnave në sasinë e duhur i ndihmon ata , dhe shmag transfuzionin e gjakut që këta fëmijë e kanë të nevojshme, madje janë miratuar edhe për të trajtuar aneminë e shkaktuar nga trajtimi i kancerit. “Çdo trajtim që ndihmon foshnjet e lindura parakohe apo me probleme është shumë i rëndësishëm, ndaj testet dhe kërkimet do vazhdojnë “ ka thënë profesori.