Prokuroria nuk po e ndal punën e saj në luftën kundër korrupsionit, duke plotësuar dosjet jo vetëm për nivele të ulëta të politikës. Pas arrestimit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, priten të tjera pranga në radhët e kryebashkiakëve.

Gjithçka nuk mbyllet këtu. Dy ministra të qeverisë Rama dhe një drejtor i përgjithshëm rrezikojnë prangat.

Burime zyrtare nga prokuroria thanë për citynews.al, se hetimet kanë ecur dhe prokurorët e çështjeve kanë zbuluar të gjithë elementët e veprave penale si shpërdorimi i detyrës, shkelje të barazisë në tenderë, etj. Ministrat janë përfolur dhe akuzuar shpesh nga opozita për koncesione apo përfitime të kompanive të lidhura më ta në shuma miliona euro.

 

Hetimet kanë zbardhur edhe abuzime në një nga drejtoritë më të rëndësishme në vend, ku disa kohë më parë ishte KLSH që çoi kallëzim për drejtorin e institucionit. Edhe ndaj këtij drejtuesi pritet arrestimi në ditët në vijim.

Situata politike, por edhe akuzat e ashpra të qeverisë duket se janë e vërteta e alarmit që ka rënë në kabinetin qeveritar, ky është shkaku pse kryeministri dhe disa ministra të tij janë të ashpër me prokurorët dhe gjykatësit