(Me Ilir Metën ne Kremlin ne 2002, kur ishte zëvendëskryeministër)

Gazetari Sokol Balla i është përgjigjur presidentit Ilir Meta duke e ftuar të enjten në emision.

Sot Presidenti @ilirmeta.faqjazyrtare me sulmoi e kërcënoi mua dhe fëmijët e mi. Por dhe me sfidoi për te ardhur ne emision dhe te përballej me te vërtetën sipas tij dhe te vërteten sipas meje.

Ilir! Te pres te enjten ne ora 21 ne #realstory ne @vizionplus. Balle për Balle. Gjithsesi orën zgjidhe vete. Qofte dhe ne 5 te mëngjesit. ”, shkruan Balla në Instagram.

Ngjarja në konferencën për media:

-A mos po bëheni qesharak?- E pyeti gazetari i Vizion Plus, Thimi Samarxhiu presidentin, Ilir Meta duke iu referuar frikës ndaj reformës në drejtësi, por kreu i shtetit ia ktheu aty për aty me një pyetje.

“Nuk e di në cilën media punon…? Kush është aty, drejtor? Kryeredaktor? Koli është? A, po Kol Balla?”, pyeti Meta në konferencën për shtyp gazetarin e Vizion Plus.

Ndërsa gazetari u përgjigj se nuk ka rëndësi kush është, nga stafi i presidentit u tha se është Sokol Balla.

“Aa po, tani e kam dëgjuar edhe herë tjetër këtë çështje nga miku im Sokol Balla edhe e di që ka merak të madh që unë jam në konflikt interesi që nëna e fëmijëve të mi është në opozitë, nuk e di se ku është interesi këtu kur ajo do që Rama të ikë, jo që të marrë pjesë në zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Por të gjithë e dini që Koli nuk ka interes, asnjë konflikt interesi, pavarësisht se nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri, kështu që faleminderit për pyetjen me gjykojnë shqiptarët se kush i krijon këto probleme dhe kush do ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga e normalitetit, shtetit ligjor.

Reforma në Drejtësi e Edi Ramës, ka fytyrën e skandalit të Unazës së Re, gjenocid ndaj njerëzve, kur të dëshirojë ai, tek Sokol Balla, të marri dhe ata miqtë e tij amerikanë, të marrë dhe zonjën Calavera , aty s’ka nevojë, dhe ta kuptojnë si ishte reforma dhe si u bë reforma”, ka thënë Meta. /

Veritas.com.al/