Dy parti të koalicionit opozitar, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste, sot në mesditë, kanë bërë ftesë për të gjitha partitë parlamentare që të takohen me qëllim arritjen e konsensusit për zgjidhjen e krizës politike.
Burime nga dy partitë e opozitës që janë edhe nismëtare të kësaj tryeze, thanë se deri më tani, disa prej krerëve të partive i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur ftesës dhe do të jetë në tryezë.
Përgjigje pozitive kanë dhënë edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi dhe i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Gjithashtu edhe Dash Shehu dhe Nard Ndoka do të jenë të pranishëm në këtë takim.
Orët e fundit Partia Demokratike ka konfirmuar pjesëmarrjen në tryezë.
Tryeza e konsensusit është thirrur në orën 20:00 në kryesinë e Kuvendit.
Veritas.com.al/