
Njoftimet konfidenciale nga Policia bëjnë me dije se dy personat e arrestuar si të dyshuar për vjedhjen e vbalutës së Bankës së nivelit të dytë BKT, në rrugën e Rinasit, kanë pranuar autorësinë.
Policia, me forca policore të shumta është drejtuar për në Prezë, ku mendohet se mund të jenë strehuar grabitësit e tjerë ose mund të kenë fshehur paratë e grabitura.
Dëshmitarët që ndodhen në rrugën drejt Vorës kanë vënë re shumë makina policie që po nxitojnë për në vendin ku mendohet se do të zbulohen autorët e tjerë të grabitjes.
/Veritas.com.a/