(FOTO: Fatmir Gruda, ish kryetar Bashkie në Leskovik)/
Edhe pse e kishin kallëzuar penalisht për “shpërdorim detyre”, dy personat vendosën që të bëjnë vetë rolin prokurorit, të gjykatësit dhe të xhelatit. I dolën në rrugë Fatmir Grudës, ish kryetar Bashkie në Leskovik, dhe i vunë pistoletën në kokë.
Një element i “gjyqësisë” ishte tepër: Maskat. Maskat nuk përdoren në Prokurori e në gjykatë, ndërsa për xhelatin janë pajisje e domosdoshme.
Mësohet se ata i kanë vënë pistoletën në kokë, ndërsa i kanë thënë “shpëtove nga Prokuroria, por jo nga ne”, si dhe i kanë kërcënuar familjen. Ish-kryebashkiaku ka bërë kallëzim në polici dhe ka kërkuar mbrojtje.
Por hetimet u mbyllën, pasi vepra penale nuk u provua.
/Veritas.com.al/