Votuesit në zonat e pasura të Veriut Italian, Lombardi dhe Veneto knë vendosur të dielën që të kërkojnë më shumë autonomi nga Roma, duke iu përmbajtur ligjeve të vetëvendosjes që po përhapet në politikën globale; dhe me zë më të fuqishëm në Katalonja.
Ndërsa një referendum i dyfishtë nuk është i detyrueshëm, ritheksimi i votës “Po” mund t’u japë presidentëve të të dy rajoneve fqinje më shumë leva me fqinjve që të kërkojnë më shumë nga të ardhurat taksave dhe të marrin më shumë përgjegjësi nga qeveria qendrore e Italisë.
Liderët kërkojnë më shumë pushtet në fusha të tilla si siguria, emigracioni, arsimi dhe ambienti.
Ndryshe nga Katalonja, referendumet nuk do të kërkojnë pavarësi dhe janë miratuar nga Gjykata Kushtetuese e Italisë. Akoma përpjekjet për pavarësi janë një kërcënim i fuqishëm mbi autoritetet e Romës.
Veneto dhe Lombardia, së bashku, japin 30 përqind të të ardhurave të GDP-së së Italisë dhe afërishst një të katërtat e elektoratit kombëtar.
Sipas vendeve respektove nga të dhënat e sondazheve, presidenti i Lombardië, Roberto Maroni dhe presidenti i Veneto-s, Luca Zaia e konsiderojnë referendumin si një shans historik.
“Një faqe e historisë po shkruhet” tha Zaia teksa votoi në provincën e Treviso-s në veri të Venecias. “Veneto nuk do të jetë më si më parë”- tha ai.
Maroni, duke folur ndërsa votonte në provincën Varese në veri të Milanos, tha se referendumi prezanton një “rast historik” për dy liderët që të kërkojnë “burime dhe përgjegjësi më të mëdha”. Maroni tha se djehej i lumtur që 34 % e 7.5 milionëve të rajonit morën pjesë në votime, e barabartë me pjesëmarrjen kombëtare në votime për referendumin kushtetues. Shpresat e Venneto-s do të thahen në qoftë se nëse pjesëmarrja në zgjedhje e votuesve do të jetë më poshtë se 0 % plus një në rajonin prej 3.5 milion votuesve.
Deri afër mesditës, afërsisht 11 % e votuesve të Lombardisë kanë hedhur votat e tyre, ndërsa në Veneto pjesëmarrja ishte 21 %- sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA.
Veritas.com.al/