TIRANË- Një çift bashkëshortësh, të identifikuar si Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli dhe një i mitur 15 vjeç humbën jetën si pasojë e një aksidentit në orët para të mëngjesit në Manëz të Durrësit.

Makina me të cilën ata po lëviznin doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore, përplasje e cila rezultoi fatale për ta, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë të shumta në trup.

Gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku raporton se dy të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës, në kryeqytet.

Sipas bluzave të bardha, 16-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse i lënduari i dytë është në gjendje stabël, por megjithatë po vijon të mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Mbrëmjen e kaluar, çifti, së bashku me tre personat e tjerë që ndodheshin në makinë, kishin qenë në një lokal nate në zonën e Maminasit. Pas largimit nga lokali, ata janë nisur në drejtim të banesës së tyre në Katund të Ri.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *