Nga Anila Hoxha/ TCH
Dy shtetas rus, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.
Rusi i dyte Cherkasov hyri ne 12 maj përmes Muriqanit. edhe ai u intervistua, kurse nuk u lejua qe te fuste ne vendin tone dronin. Ai u mbaj nen vëzhgim gjate tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave qe ka takuar është referuar ne prokurori. Cherkasov u vëzhgua ne distance nga antiterrori shqiptar thane burimet e sigurta te Top Channel, rezulton se ai qëndroi ne një hotel luksoz ne Tirane, pa u regjistruar me identitetin e tij te vërtete, e mandej u zhvendos ne Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre dite per tu larguar me pas nga Shqipëria.
VERITAS.COM.AL