Një sondazh i drejtuar nga kompania mediatike gjermane ‘Funke Media’ ka gjetur se dy të tretat e Gjermanëve besojnë se lideri i Social Demokratëve (SPD), Martin Schulz është humbësi më i madh politikan i vitit 2017.
Pasi e drejtoi SPD drejt humbjes më të madhe që mund të mbahet mend në zgjedhjet kombëtare, Schulz është deklaruar si humbës në publikun Gjerman- shkruan ‘Die Welt’.
Vetëm 23 për qind e të intervistuarve thanë se Schulz e kaloi vitin 2017 si fitimtar. Ka edhe ndonjë sondazh si ai i drejtuar nga revista ‘Playboy’ që liderin e SPD e rëndit të dytin pas Alternativës për Gjermaninë’ (AfD) të kryesuar nga Alexander Gauland si “politikani më i inatosur”.
Schulz është i ndjekur nga lideri bavarez i ‘Christian Social Union’ (CSU), Horst Seehofer me 66 për qind dhe pas tij kancelarja Angela Merkel me 53 për qind si humbës.
Veritas.com.al/