Në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që më parë njihej me emrin Sanatoriumi, kanë humbur jetën dy pacientë të prekur nga gripi. Ata ishin të sëmurë kronik, por prekja nga gripi i çoi në humbjen e jetës.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se këta dy pacientë kanë humbur jetën për shkak të virusit të gripit, duke garantuar edhe se numri i viktimave të gripit është vetëm dy.

Sipas Ministrisë, viktimat janë M?K, 70 vjeç nga Tirana dhe i shtruar në spital më 31 dhjetor, si dhe A.N 71 vjeç nga Tirana që është shtruat me datë 3 janar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të prekur nga gripi janë rreth 19 mijë persona.

” Që nga 31 janari në dyert e spitalit tonë ka një fluks të pazakonte pacientësh” tha Arjan Mezini, mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Veritas.com.al/