Nga: Ylli Dylgjeri/

Sapo njoftohemi në media se studentet e mbledhur në demonstratën pranë Ministrisë së Arsimit më në fund e ngritën traun për të hyrë të gjithë në territorin e tyre…

Thirrja publike është: Ju duam të gjithëve!

Hyrja tani është free. Pranohet çdo lloj “marke” veç Qorrave ose të paktet atyre që s’duan të shohin. Pranohet edhe pedagogu me mbiemrin Marka!

Sot u zgjidh. S’ka më censurë. Ska vetëm emra drejtuesish të studentëve. Sekret! Top Sekret! Nxitojnë të theksojnë se jemi të gjithë drejtues. Dmth nuk shitemi, nuk blihemi, nuk jepemi me PPP.

Nga ky çast duket se në demonstratë po starton politika nën okelon: ‘Proletar të të gjitha vendeve bashkohuni!’

Pra studentët po zbatojnë thënien e Maratit se “proletarët nuk kanë atdhe”. Në Astir apo në Shkoze, në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Korçë e kudo ku ka kërcitur demonstrimi studentor për një shpresë të madhe. Me studentet u deklarua edhe Zonja Nikolla.

Po Ne me kë jemi?

Ne të gjithë jemi studentë dhe me studentët.

Veritas.com.al/