Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi jetën një ditë më parë, pasi ndez zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës, raportohet se tjetër person dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga zjarri.

Ndërsa mesohet edhe për shumë të tjerë janë asfiksuar, raportohet se dhjetëra banesa janë të shkrumbuara plotësisht, ndërsa fshatrat të cilat u rrethuan nga flakët një ditë më parë; Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas, Harunas, janë djegur plotësisht.

Deri në mbrëmjen e djeshme në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *